VIDEO/ Atleti 18-vjeçar i mahnit të gjithë, po thyen rekordet e Usain Bolt

VIDEO/ Atleti 18-vjeçar i mahnit të gjithë, po thyen rekordet e Usain Bolt

21:02, 01/05/2022

Amerikani Errion Najton, vetëm 18-vjeçar, po mahnit botën e atletikës duke thyer rekordet e legjendës Usain Bolt.

Sprinteri 18-vjeçar amerikan ka vendosur një rekord të pabesueshëm, edhe pse në moshë shumë të re, pasi me erën kundër, është bërë i katërti më i shpejtë i të gjitha kohëve në garën e preferuar të Usain Bolt, atë të 200 metrave.

Këtë të shtunë, duke garuar në turneun e Universitetit të Luisiana, me erën kundër +1,4, Najton shënoi kohën 19’49’’, 44 të qindtat e sekondës më shpejt se sa koha më e mirë që kishte dhuruar Bolt në të njëjtën moshë.

Një garë e pabesueshme pasi ai nuk ndjeu aspak erën kundër, duke treguar se ka një sprint të jashtëzakonshëm dhe se mundësitë e tij për përmirësim janë gjithashtu shumë të mëdha.

Djaloshi është një i destinuar për t’u bërë i njohur, pasi që në moshën 17-vjeçare ishte ai që theu rekordin botëror për U-20, të cilin e përmirësoi këtë të shtunë.

Ai mori pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, duke siguruar vendin e katërt me një kohë gjithsesi mbresëlënëse prej 19’93”.

Fakti që Adidas ka nënshkruar me shpejtësi me këtë kampion të ri amerikan që vitin e kaluar, tregon se të gjithë janë të bindur se shumë shpejt, e gjithë bota e sporti do flasë për të.

Bolt dhe rekordi i tij botëror 19’19” janë të paralajmëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco