Pioli tregon si e përjetoi golin e Leaos ndaj Fiorentinës

Pioli tregon si e përjetoi golin e Leaos ndaj Fiorentinës

18:40, 01/05/2022

Stefano Pioli e ka cilësuar një çlirim golin e fitores të shënuar në minuat e fundit nga Rafael Leao kundër Fiorentinës.

Suksesi 1-0 mban kuqezinjtë në vendin e parë në renditje dhe për trajnerin ishte një sinjal i qartë se sa beson ekipi tashmë te titulli.

“Kemi luajtur, luftuar. Ishim vazhdimisht të rrezikshëm. Ky është një hap tjetër para, jemi të kënaqur dhe të lumtur që kënaqëm tifozët. ‘San Siro’ ishte spektakolar”, tha fillimisht Pioli për “DAZN” pas përfundimit të sfidës.

“Si e përjetova golin e Leaos? Si një çlirim. Është e qartë që kishim shumë raste. Kishim mentalitetin e duhur, duke punuar si skuadër dhe duke marrë përsipër rreziqet. Kur ndeshjet shkojnë kështu, në tehun e briskut, ka gjithmonë pak tension dhe këtë energji e ndjejmë sa më shumë ecin ndeshjet. Bravo djemve që po kalojnë hapa të rëndësishëm, duke u ndërgjegjësuar dhe duke ditur të vuajnë.

Mendoj se e jona është një makineri perfekte që nisën nga klubi, drejtuesit besojnë te puna ime, unë besoj te lojtarët dhe jemi të gjithë pozitivë. Një trajner ndjen besimin e drejtuesve dhe lojtarët ndjejnë vlerësimin e trajnerit. Nuk e dimë se si do të përfundojë, por sot jemi +5 pikë nga viti i kaluar.

Fituam si ndaj Lacios në minutat e fundit? Fitojmë në fund të ndeshjes sepse lojtarët që luajnë më pak, hyjnë në fushë me vullnetin absolut dhe gatishmërinë për të ndihmuar skuadrën deri në sekondën e fundit”, tha Pioli pas sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco