Fantastik/ 'Knock-out' që në raundin e dytë, Kristian Prenga mposht kampionin e peshave të rënda

Fantastik/ 'Knock-out' që në raundin e dytë, Kristian Prenga mposht kampionin e peshave të rënda

15:26, 01/05/2022

Boksieri shqiptar me banin me Toronto të Kanadasë, Kristian Prenga ka arritur të triumfojë për herë të 11-të në karrierë. Djaloshi nga Mirdita fitoi kundër Deshon Webster në New York, duke e hedhur kundërshtarin në tokë qysh në raundin e dytë, saktësisht pas katër minutave në ring.  Webster mban titullin e Kanadasë në peshat e rënda.

Do duhej një sulm special nga shqiptari, që të hidhte në tokë amerikanin dhe të rikthehej pas nëntë muajsh me fitore në ring. Në turneun me 6 raunde që po zhvillohet në USA, Prenga është treguar një “shkëmb” i vërtetë, duke “thërrmuar” kundërshtarin. 1 humbje dhe 11 fitore siguron Prenga në karrierë.

Shqiptari falenderoi komunitetin për mbështetjen deri në ditën e ndeshjes.

“Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen. E di qe kisha munguar ne ring, por edhe ringu me kishte munguar mua. Do te mundohem t’ju bej krenar gjithmone.

Shihemi shume shpejt ne ndeshjen tjeter #teamprenga. Zoti ju rujt te gjithve”. (ATM)

@kristprenga Po po, vazhdo ferkoje koken o boss 😂 #albanian #fyp #foryou #viral #video #knockout #fypシ #albanianboxer #mirditor #kristianprenga #kp #eagle #teamprenga ♬ i want it i got it - Official Sound Studio

 

 

 

@kristprenga Fituam shqipe 🇦🇱♥️ #fyp #foryou #shqiperi #albanian #fyppppppppppppppppppppppp #goviral ♬ original sound - _weedxlyrics

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco