Ky është burgu famëkeq ku do të qëndrojë legjenda e tenisit Boris Becker: pisllëk, minjë dhe kriminelë të rrezikshëm si shokë dhome

Ky është burgu famëkeq ku do të qëndrojë legjenda e tenisit Boris Becker: pisllëk, minjë dhe kriminelë të rrezikshëm si shokë dhome

15:15, 01/05/2022

Tenisti legjendar Boris Becker u dënua me dy vjet e gjysmë burg të premten, teksa u transferua menjëherë në burgun famëkeq Ëandsëorth, ku do të vuajë gjysmën e këtij dënimi.

Ironikisht, burgu ndodhet vetëm disa milje nga Gjykata Qendrore e Wimbledon, ku Becker fitoi tituj në 1985, 1986 dhe 1989.

 

Image

Megjithatë, ndryshe nga magjia e Wimbledon, Beckerin në Wandsëorth e pret një ambient krejtësisht i kundërt.

Gjashtë herë fituesi i turneut Grand Slam u transferua në izolim të premten, por ai do të futet në “drive” me të burgosurit e tjerë javën e ardhshme.

Image

Becker do ta kalojë gjysmën e dënimit, një vit e tre muaj, në një burg të ndërtuar 170 vjet më parë.

Burgu është plot me papastërti dhe minj, dhe strehon më shumë se 1300 të burgosur të rrezikshëm.

Nuk ka privatësi në tualete dhe disa të burgosur janë të mbyllur në qeli për 22 orë në ditë.

Por kur nxirren jashtë qelive, të burgosurit e izoluar në qeli për 22 orë, konfliktohen çdo ditë me të tjerë të burgosur. Kështu, gardianët kanë përdorur forcën 1295 herë vitin e kaluar, ose mesatarisht katër herë në ditë.

Image

Kujtojmë, Becker u dënua për fshehjen e pasurisë dhe kredisë me vlerë dy milionë paund për të shmangur pagesën e borxheve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco