Bonucci shkëlqen me Juventusin në ditëlindje e 35-të: Kapiteni realizon dopietë dhe afron bardhezinjtë me Champions

Bonucci shkëlqen me Juventusin në ditëlindje e 35-të: Kapiteni realizon dopietë dhe afron bardhezinjtë me Champions

14:44, 01/05/2022

Nuk ishte një pasdite e lehtë. Ashtu si në ndeshjen e parë, Venezia ishte mjaft kërkuese, por këtë herë Juventus - ndryshe nga ajo që ndodhi në ndeshjen e parë (1-1) – arriti fitoren në shtëpi.

Pasditen e zymtë për sulmuesit, skuadra e Allegrit e zgjidhi me kapitenin, Leonardo Bonucci, i cili në ditëlindjen e 35-të  realizoi dy golat e fitores për bardhezinjtë 2-1 .

Image

Bonucin kaloi shumë shpejt në avantazh bardhezinjtë. Në minutën e 7’ pas një goditje me kokë, mbrojtësi italian dërgoi topin në fundin e rrjetës. Më pas, baraspesha u vendos në minutën e 71′ me Aramun që shtangu vendasit.

Image

Golin e fitores Bonucci e shënoi në minutën e 76′ pas një ngatërrese në zonë ishte i saktë në atë devijim duke i dhënë tre pikë “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë sukses, Juventusi renditet në vendin e katërt në kuotën e 69 pikëve, ndërsa Venecia mban vendin e fundit duke rrezikuar rënien në Serinë B duke koleksionuar 22 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco