Alaba merr sërish karrigen, Ancelotti ‘vë në lojë’ Benzeman/ Fituan titullin: shihni pamjet nga festa e kampionëve të Realit

Alaba merr sërish karrigen, Ancelotti ‘vë në lojë’ Benzeman/ Fituan titullin: shihni pamjet nga festa e kampionëve të Realit

14:18, 01/05/2022

Skuadra e Real Madridit fitoi zyrtarisht titullin e 35-të kampion në La Liga.

Reali mundi Espanyolin me një rezultat bindës 4-0 në Santiago Bernabeu dje dhe ndeshja u pasua nga një festë tradicionale fillimisht në stadium, e më pas në rrugët e Madridit, me tifozët të pranishëm rreth autobusit.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale janë regjistruar momente emocionuese dhe gazmore, ku duket qartë se sa të lumtur janë lojtarët madrilen për fitimin e titullit kampion.

Krah, Modric, në një video, shihet babai i tij, i cili duket mjaft krenar me arritjen e djalit.

 

 

David Alaba festoi në mënyrën e tij triumfin në La Liga. Ashtu si me PSG-në, mbrojtësi austriak mori karrigen dhe festoi me tifozët e Realit, duke shkaktuar mjaft të qeshura mes lojtarëve.

 

 

Festa më pas ka vazhduar në sheshin Cibeles të Madridit, ku Reali feston sukseset e mëdha. Dhe atje, ashtu si në stadium, Modric ishte një nga nismëtarët kryesorë të festës, ku me të kënduan mijëra tifozë.

Në një moment, kapiteni i kombëtares kroate ka marrë mikrofonin para bashkëlojtarëve dhe ka nisur të këndojë një nga këngët më të famshme të tifozëve të Realit.

“Si nuk të dua”, tha Modric, e më pas fansat kanë vazhduar vetë këngën.

 

 

Sigurisht që nuk mund të mungonin Carlo Ancelotti dhe Karim Benzema, të cilët oshin protagonistë  gjatë sezonit, por edhe në festën e titullit. Italiani nuk ngurrojë të vinte në lojë golashënuesin e tij më të mirë, që padyshim e mori me sportivitet dhe e përqafoi trajnerin e tij.

 

 

Ancelotti shpesh shfaqet si një personazh mjaft i përmbajtur para kamerave, por këtë herë tekniku italian ka qenë protagonist i festës, ashtu siç kishte premtuar para sfidës me Espanyol. Ai arriti deri aty sa në një moment, nisi edhe të kërcejë me brazilianin Vinicus.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco