'Pedros i vunë thonjtë në fyt'/ Akuza dhe kundërakuza në sfidën mes Kastriotit dhe Egnatias: Çela më ofendoi!

'Pedros i vunë thonjtë në fyt'/ Akuza dhe kundërakuza në sfidën mes Kastriotit dhe Egnatias: Çela më ofendoi!

11:32, 01/05/2022

U luajt ditën e djeshme ndeshja e javës së 31-të në Superiore mes Kastriotit dhe Egnatias, e cila përfundoi me shifrat 2-1 në favor të vendasve.

Si para ndeshjes (lojtari i Egnatias, Pedro Auguso u dhuna nga tifoz të Kastriotit), por edhe gjatë dhe pas ndeshjes ka patur përplasjeve mes dy kampeve, teksa në përfundim pati edhe akuza mes trajnerëve të të dyja skuadrave, ku ai i rrogozhinasve, Zekerije Ramadani akuzoi trajnerin e krutanëve Emiljano Çelën për gjuhën e përdorur në fushë.

“E dinim që do ishte një ndeshje e vështirë, një fushë shumë e vështirë për të luajtur futboll. E kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe bëmë shumë gjëra pozitive, kishim avantazhin, kishim dhe mundësinë e penalltisë, por e humbëm. Luajtëm mirë dhe me shumë me mend dhanë maksimumin, por këtu ndikoi edhe një episode në fillim, pati ofendime dhe presion të paparë, Pedros i vunë thonjtë në fyt. Unë mendoj se me ofendimet e kolegut tim ti vijë turp. Ndodhi gjatë sfidës, por unë nuk jam në nivelin e tij, e di që jam i huaj por jam dhe pak shqiptar dhe e kuptoj të gjithën,” ishin fjalët e Ramadanit.

Ka patur edhe një reagim nga trajneri i krutanëve, Çela, i cili në përfundim të sfidës foli për debatin që kishte me kolegun e tij.

“Jam shumë i zhgënjyer nga deklaratat që ka thënë kolegu im. Më ofendon trajneri i Egnatias që ka thënë këto fjalë, në momentin e golit të dytë i thash shiko se ku e ke shkelmin, pasi në këtë javë më ka ofenduar publikisht në një studio televizive duke thënë se Kastrioti luan me shkelm, dhe vetëm për këtë kam komunikuar me trajnerin e Egnatias. Nuk i kuptoj këto viktimizimet, pasi gjithmonë kam folur mirë për Egnatian, pasi janë ekip shumë i mirë dhe trajneri gjithashtu sepse më ka pëlqye puna e tij, nuk mund ti të ofendosh punën time dhe të çunave të mi, duke thënë se Kastrioti luan shkelm,” u shpreh Çela

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco