VIDEO/ Real Madrid fitoi titullin e 35-të në La Liga, kërcimi i Ancelottit dhe Vinicius bëhet viral në rrjet

VIDEO/ Real Madrid fitoi titullin e 35-të në La Liga, kërcimi i Ancelottit dhe Vinicius bëhet viral në rrjet

08:54, 01/05/2022

Me katër javë të mbetura deri në fund të sezonit, Real Madrid tashmë është kurorëzuar kampion La Ligas pas fitores në shtëpi kundër Espanyolit.

Titulli kampion ka bërë që të shpërthejë entuziazmi dhe festa për tifozët e skuadrës mardiele, e padyshim edhe për lojtarët e stafin. Këta të fundit, kanë vendosur t’u bashkohen qindra mijëra tifozëve në shatërvanin e famshëm “Cibeles” në Madrid ku Reali feston të gjithë trofetë e tij historikisht.

Kuptohet që gjithçka ka ndodhur në një atmosferë të jashtëzakonshme festive, të cilës i është bashkuar edhe vetë Carlo Ancelotti,. Ky i fundit shpesh shfaqet si një personazh mjaft i përmbajtur para kamerave, por këtë herë tekniku italian ka qenë protagonist i festës, ashtu siç kishte premtuar para sfidës me Espanyol. Ai arriti deri aty sa në një moment, nisi edhe të kërcejë me brazilianin Vinicus.

Pamjet e këtij kërcimi janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke u kthyer në virale dhe duke e bërë shpejt Ancelottin një “meme” për tentativën e tij për të kopjuar futbollistin brazilian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco