Lojtari i kombëtares holandeze në telashe: Dyshohet për kontrabandimin e 4 tonëve kokainë dhe tentativë vrasje

Lojtari i kombëtares holandeze në telashe: Dyshohet për kontrabandimin e 4 tonëve kokainë dhe tentativë vrasje

09:26, 12/03/2022

Ylli i Spartak-ut të Moskës dhe përfaqësueses së Holandës, Quincy Promes është në telashe të mëdha dhe kërcënohet me burgim.

Promes, i cili luajti rreth 50 ndeshje për kombëtaren holandeze, dyshohet për tentativë vrasjeje, trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Në korrik 2020,  30 vjeçari u akuzua për goditje me thikë nga një kushëri i tij, gjatë një feste në shtëpi dhe çështja u cilësua si tentativë për vrasje.

Por një gjë shumë më e rëndësishme ishte duke u zbuluar nga hetuesit teksa po përgjonin telefonin e tij për të marrë konfirmimin se Promes kishte sulmuar vërtet të afërmin e tij me thikë.

Image

Përveçse pranoi në familje se kishte sulmuar një të afërm, Promes zbuloi informacione konfidenciale për kontrabandën e drogës. Më saktësisht, rreth katër tonë kokainë u kapën në Antwerp të Belgjikës në prill të vitit 2020, raporton holandezja “De Telegraaf”.

30-vjeçari kërcënohet me arrest për shkak të përfshirjes së mundshme në këtë rast, por situata ndërlikohet nga fakti se aktualisht ndodhet në Moskë.

Ish-lojtari i Ajax ka shënuar nëntë gola në 22 ndeshje për klubin rus këtë sezon dhe nëse nuk është i lidhur me tregtinë e drogës, ai mund të dënohet "vetëm" me katër vjet për tentativë vrasje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco