Plotësohen të kuqtë e Partizanit, por ka ende dyshime në prag të sfidës ndaj Egnatias

Plotësohen të kuqtë e Partizanit, por ka ende dyshime në prag të sfidës ndaj Egnatias

20:44, 11/03/2022

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Egnatias, e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore, ku ekipi i kuq kërkon me patjetër të kualifikohet në kompeticionet europiane dhe për ta bërë këtë i duhet një nga tri vendet e para.

Gjendja fizike e skuadrës nuk është aq e mirë. Sherif Kallaku dhe Eneo Bitri kanë probleme shëndetësore. Të dy po kalojnë një gjendje gripale dhe të mërkurën nuk u stërvitën me ekipin. Dje ata kanë zbarkuar në fushë dhe janë trajnuar, megjithëse jo tërësisht me grupin dhe jo me sforcimin e zakonshëm, raporton Panorma.

Të dy janë në dyshim për Egnatian, por më shumë rrezikon fantazisti nga Fushë-Kruja. Ndërkohë, Tedi Cara, Albion Marku dhe Esat Mala, të cilët u stërvitën të veçuar dy ditë më parë, dje janë trajnuar me grupin në pjesën më të madhe të stërvitjes dhe gjendja e tyre duket më pozitive. Me siguri, të tre do të jenë të gatshëm për Mehmetin nesër në “Elbasan Arena”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco