Verstappen: Nuk e di nëse makina e Mercedesit është e ligjshme, por është shumë e shëmtuar

Verstappen: Nuk e di nëse makina e Mercedesit është e ligjshme, por është shumë e shëmtuar

19:00, 11/03/2022

Makina e re Mercedes shkaktoi polemika menjëherë pas prezantimit zyrtar në Bahrein dhe disa skuadra tashmë kanë shprehur dyshime nëse ajo përmbush rregullat e reja të Formula 1. Kampioni aktual Max Verstappen u dha gazetarëve një koment "interesant".

Shefi i Red Bull Racing, Christian Horner, pretendon se makina e re Mercedes nuk është e ligjshme dhe Max Verstappen vendosi të mos ishte pjesë e atij debati, por iu përgjigj pyetjes në stilin e tij.

"Nuk e di nëse W13 është i ligjshëm, por është shumë i shëmtuar. A nuk është? Nuk duket mirë, madje as ngjyra e tij," tha Verstappen.

Piloti holandez ka thënë qartë se nuk është i shqetësuar për veturën e re të Mercedesit dhe ka theksuar se është i fokusuar në ecurinë e skuadrës para fillimit të sezonit të ri në Formula 1.

"Nuk jam i shqetësuar për Mercedesin, Red Bull do të fokusohet vetëm tek vetja. Këtë e kam thënë shumë herë vitin e kaluar dhe do ta përsëris sërish. Ka ende shumë të panjohura, duhet të mësojmë. Nuk jam aspak i shqetësuar”, përfundoi Verstappen.

Testimi parasezonal në Bahrein është duke u zhvilluar dhe gara e parë e sezonit të ri do të zhvillohet në të njëjtën pistë më 20 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco