Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Allegri: Dybala është një futbollist profesionist, kemi nevojë për të

Allegri: Dybala është një futbollist profesionist, kemi nevojë për të

15:17, 11/03/2022

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sampdorias.

Në konferencën për shtyp Allegri u ndal te situata e krijuar me Dybala, dhe rëndësinë që argjentinasi ka për ekipin.

Agjenti i sulmuesit duhej të takohej dje me drejtuesit e Juventusit, por klubi e shtyu samitin. Kontrata e Dybala skadon në fund të sezonit dhe Juventus e ka tërhequr ofertën që kishte bërë në fund të vitit 2021.

“Paulo është një futbollist 29-vjeçar, profesionist. Ashtu si lojtarët e tjerë, ai duhet të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij”, tha Allegri në një konferencë për shtyp.

“Ai duhet të dalë në fushë dhe të bëjë më të mirën, siç ka bërë gjithmonë. Ai nuk ka nevojë për asgjë.

Tani për tani, ai është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe ekipi dhe unë kemi nevojë për të. Ai është një lojtar teknik që na jep cilësi.Shpresoj se ai mund të kthehet të mërkurën.

“Ai po ndihet më mirë, ai mund të jetë i disponueshëm për Champions League, si Bonucci. Ne do të bëjmë vlerësimet tona të dielën pas ndeshjes”, përfundoi trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco