Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Pronari i Chelseat/ Një tjetër shtet i vendos sanksione oligarkut rus Roman Abramovich

Pronari i Chelseat/ Një tjetër shtet i vendos sanksione oligarkut rus Roman Abramovich

14:20, 11/03/2022

Kanadaja ka njoftuar një raund tjetër sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë dhe oligarkun e profilit të lartë Roman Abramovich.

Në total, pesë liderë kryesorë të biznesit në Kanada u shtuan të premten në listën e atyre që mendohet se po e mundësojnë Presidentin Vladimir Putin në luftën e tij kundër Ukrainës.

Qeveria federale sanksionoi gjithashtu 32 organizata dhe kompani të lidhura me shërbimet ushtarake dhe të sigurisë ruse, duke përfshirë shërbimin e inteligjencës së jashtme të vendit.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili njoftoi sanksionet e reja në ditën e fundit të udhëtimit të tij evropian, tha se elitave ruse do t'u pengohen të bëjnë biznes në Kanada dhe asetet e tyre do të ngrihen.

Abramovich, pronar i Klubit të Futbollit Chelsea në Mbretërinë e Bashkuar, zotëron gjithashtu 28 për qind të aksioneve në Evraz, kompania e çelikut operon në Kanadanë Perëndimore.

Trudeau tha se qeveria federale ka qenë e ndërgjegjshme për ndikimin e mundshëm të këtyre sanksioneve, por mbetet i bindur se nuk do të ketë asnjë ndikim tek 1700 njerëzit që punojnë për Evraz në Regina. 

"Sanksionet ndaj zyrtarëve rusë dhe oligarkëve si Abramovich u drejtohen atyre në mënyrë që ata të mos mund të përfitojnë nga aktivitetet ekonomike në Kanada - ose puna e palodhur e kanadezëve që punojnë në kompanitë në të cilat ata kanë investime," tha Trudeau në Varshavë.

"Ne padyshim që do të shikojmë me kujdes, por kemi besim se kjo nuk do të ndikojë tek kanadezët që punojnë shumë'.

ImageKryeministri kanadez Justin Trudeau

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco