Brdaric: Jemi të 'uritur' për të marrë pikë, duhet të eliminojmë Partizanin që të...

Brdaric: Jemi të 'uritur' për të marrë pikë, duhet të eliminojmë Partizanin që të...

13:52, 11/03/2022

Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Tiranën kryesuese për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 25-të të Abissnet Superiore, takim që do të luhet ditën e shtunë, ora 16:45.

Një takim që pritet të luhet të shtunën mes Tiranës dhe Vllaznisë, kuqeblutë e Thomas Brdaric kërkojnë fitoren për vendin e 3-të, një takim që pritet të jetë mjaft i vështirë për të dy ekipet.

Në konferencën për shtyp, Thomas Brdaric u shpreh se takimi me bardheblutë është shumë i vështirë, ndërsa skuadra do të bëjë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje.

Gjatë konferencën ka ndodhur edhe diçka interesante, ku energjia elektrike u ndërpre për një moment. Prishje tersi apo fat, kjo pritet të shihet nesër në Shkodër.

“Për mua s’është vendimtare ajo që do ndodh në maj. Tema e ditës është ajo që do ndodhë nesër kundër Tiranës. Secili trajner bën planet e ndeshjes, Tirana ka arsye për të qenë e qetë duke marrë parasysh diferencën që ka në renditje. Me secilin ekip që luajmë, e dinë që kundër nesh do jetë e vështirë. Ne jemi të uritur për të marrë pikë.

Kupa? Për mua nuk kishte rëndësi se me kë do ndesheshim, janë skuadra të forta në këtë fazë. Duhet të eleminojmë një ekip të fortë si Partizani për të shkuar në finale. Do jenë dy ndeshje shumë të forta.

Çoba në konferencë me ju, titullar nesër? Çoba është një nga lojtarët e rinj, i cili ka ekspereincë dhe mua më pëlqen qasja e tij, është i disiplinuar. I uroj fat jo vetëm për nesër por edhe në karrierë”, tha Brdaric.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco