Propozimi i Barcelonës për Mazraoui: 5 milionë euro për sezon

Propozimi i Barcelonës për Mazraoui: 5 milionë euro për sezon

13:02, 11/03/2022

Barcelona ka bërë ofertën për mbrojtësin e Ajaxit, Noussair Mazraoui.

Ylli nga Maroku do largohet përfundimisht nga gjiganti holandez verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se propozimi i Barcelonës për lojtarin ka qenë 5 milionë euro për vit, ndërsa ky i fundit ende nuk ka kthyer përgjigje.

“Barcelona propozoi për Noussair Mazraoui 5 milionë euro për sezon si pagë. Propozimi është në tavolinë, tani në pritje të përgjigjes përfundimtare”.

Por, Romano shton se Bayern Munchen gjithashtu ka shprehur interesim dhe që në ditët e ardhshme do vendosin nëse do bëjnë ndonjë ofertë.

“Mazraoui u kërkua edhe nga FC Bayern. Olivier Kahn e pyeti Mino Raiolan për të dhe Bayern do vendos nëse do bëjë ofertë ose jo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco