Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Përfaqësuesit e Milanit, takim me UEFA-n për ‘Fair Play Financiar’

Përfaqësuesit e Milanit, takim me UEFA-n për ‘Fair Play Financiar’

12:51, 11/03/2022

Milani dhe UEFA do të takohen sërish dhe tema do të jetë “Fair Play Financiar”.

Klubi kuqezi, i përfaqësuar nga CEO, Ivan Gazidis, dhe përfaqësuesi i fondit “Elliott”, Xhorxho Furlani, do të takohen me përfaqësuesit e organit financiar kontrollues në Nion të Zvicrës në orët e ardhshme.

Pas kësaj seance, UEFA do të marrë një vendim për Milanin dhe shpresa e drejtuesve kuqezi është që të shmangin sanksionet.

Menaxhimi i sezoneve të fundit, sipas asaj që filtron Nion është vlerësuar shumë dhe klubi kuqezi po i afrohet qëndrueshmërisë totale dhe balancës mes shpenzimeve dhe të ardhurave të kërkuara nga vetë UEFA pas dënimit të vitit 2019 me përjashtim nga kupat e Europës për parregullsi në periudhën 3-vjeçare, 2014-2017.

Humbja financiare e Milanit po zvogëlohet vazhdimisht, edhe pse bilanci i buxhetit duket se nuk është arritur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco