Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Donnarumma në qendër të kritikave, Mancini i del në mbrojtje

Donnarumma në qendër të kritikave, Mancini i del në mbrojtje

12:48, 11/03/2022

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma është në qendër të kritikave pas një gabimi të kushtueshëm kundër madrilenëve. 23-vjeçari humbi topin brenda zonës me Karim benzema që përfitoi dhe barazoi rezultatin 1-1.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Italisë, Roberto Mancini e ka telefonuar dje 23-vjeçarin për ta mbështetur, pasi Azzurrët do të luajnë ndeshjen ‘play-off’ të Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut pas më pak se dy javësh dhe për këtë sfidë trajneri i kombëtares italiane dëshiron që gardiani i portës të jetë i qetë psikologjikisht.

Pas ndeshjes me Real Madrid, largimi i 23-vjeçarit nga gjigandët e Ligue 1, mund të ndodhë gjatë merkatës së verës, me Juventusin që është në “pole-position” për të siguruar shërbimet e ish-portierit të Milanit.

 

Con il Psg feeling mai nato: così la Juve rimette gli occhi addosso a #Donnarumma https://t.co/t8gDeCZuTQ

— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) March 11, 2022

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco