Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

I preferuari i Diego Simeone, Atletico Madrid interesohet për sulmuesin belg

I preferuari i Diego Simeone, Atletico Madrid interesohet për sulmuesin belg

11:07, 11/03/2022

Atletico Madrid ka shfaqur interes për yllin e Chelseat, Romelu Lukaku, pavarësisht se iu bashkua klubit londinez vetëm në fillim të këtij sezoni.

Lukaku u transferua te Chelsea vitin e kaluar për një tarifë prej 97.5 milionë paund, duke thyer rekordin e transferimeve të “Bluve”.

Sipas “Super Deporte”, Diego Simeone është një fans i madh i sulmuesit belg dhe janë të interesuar ta sjellin në Madrid nëse i krijohet mundësia këtë verë. Lukaku ka arritur vetëm pesë gola në ligë këtë sezon, pasi ka luftuar për t’u përshtatur me jetën në Premierligë.

Lukaku thuhet se dëshiron të largohet nga klubi, ndërsa Chelsea mund ta ketë të vështirë të gjejnë një klub të gatshëm për të nënshkruar me sulmuesin, për shkak të tarifës që kushtoi për ta sjellë në “Stamford Bridge”.

Chelsea do të dëshirojë të rikuperojë shumicën e parave që pagoi për 28-vjeçarin, gjë që mund t’i kushtojë skuadrave të interesuara.

Me ringjalljen e Havertz dhe Armando Brojën që performojnë mirë në huazim, problemet e Chelseas në sulm mund të zgjidheshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco