Barcelona nuk dorëzohet, katalanasit të gatshëm të plotësojnë kushtet e Haaland

Barcelona nuk dorëzohet, katalanasit të gatshëm të plotësojnë kushtet e Haaland

10:07, 11/03/2022

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është një nga më të kërkuarit nga klubet e mëdha të cilët tentojnë të sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Për norvegjezin në garë janë Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Manchester City. Edhe pse Haaland kërkohet nga klubet më të mira evropiane , Barça nuk ka hequr dorë dhe do të tentojë ta transferojë sulmuesin në “Camp Nou”.

Siç është raportuar në media disa ditë më parë, presidenti Loan Laporta është takuar me Mino Raiolën në Monaco, që është edhe menaxheri i lojtarit, trajneri Xavi Hernandez shkoi në Mynih për të takuar lojtarin dhe për t’i shpjeguar se cili do të ishte roli i tij në skuadër.

 Haaland i pëlqen ideja për të veshur fanellën blaugrana, por ai ka një kusht për të hedhur firmën, nënshkrimin e një kontrate me afat të shkurtër. Me këtë detaj, sulmuesi norvegjez synon të jetë në gjendje të rishikojë kushtet ekonomike, pasi klubi i Barçës të kapërcejë situatën delikate financiare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco