Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Dybala i gatshëm të largohet nga Juve, argjentinasi nis negociatat me...

Dybala i gatshëm të largohet nga Juve, argjentinasi nis negociatat me...

09:45, 11/03/2022

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka treguar se është i gatshëm të largohet nga klubi i Serie A këtë verë.

Argjentinasit i skadon kontrata në qershor, kjo gjë ka vënë në lëvizje shumë ekipe që të nisin negociatat për një transferim  të mundshëm të sulmuesit. Skuadra nga Torino ka qenë e prirur për të lidhur të ardhmen e 28-vjeçarit për disa kohë, por deri më tani nuk kanë arritur në një marrëveshje për kushte të reja.

Tani sipas “La Gazzetta dello Sport”, Dybala është i bindur se Juventus nuk dëshiron të mbajë më, prandaj do të dëgjojë oferta nga diku tjetër.

Agjenti i Dybala thuhet se do të takohej me Juventusin për të diskutuar një marrëveshje të re të enjten, por takimi u shty deri në pushimin ndërkombëtar.

Inter, Tottenham Hotspur, Barcelona dhe Manchester City janë interesuar për sulmuesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco