Formacionet e mundshme: Bayern Munchen pritet të luajë ndaj RB Salzburgut me të gjitha forcat në sulm

Formacionet e mundshme: Bayern Munchen pritet të luajë ndaj RB Salzburgut me të gjitha forcat në sulm

10:40, 08/03/2022

Bayern Munchen do të përballet sot (e martë) me Red Bull Salzburgun në kuadër të ndeshjes së dytë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Austri kishte përfunduar 1-1, teksa nga ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”, bavarezët do të sulmojnë më të gjitha forcat.

Për këtë duel, Bayerni do të jetë pa Corentin Tolisson, Leon Goretzkan dhe Manuel Neuer që janë të dëmtuar, ndërsa Alphonso Davies ka probleme me zemër.

Në anën tjetër, RB Salzburg do të ketë edhe më shumë mungesa si, Albert Vallçi, Zlatko Junuzovic, Oumar Solet, Sekou Koita, Ousmane Diakite, Benjamin Sesko, Nohad Okafor dhe Jerome Onguene, që janë po ashtu të dëmtuar.

Formacionet e mundshme

Bayern Munchen: Ulreich, Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez, Musiala, Kimmich, Sane, Muller, Gnabry, Lewandowski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco