Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Henry i del në mbrojtje Messit për formën e dobët që po kalon te PSG-ja

Henry i del në mbrojtje Messit për formën e dobët që po kalon te PSG-ja

09:08, 08/03/2022

Thierry Henry ka kërkuar nga të gjithë që të kenë durim për Lionel Messin dhe të presin rigjetjen e formës së tij te Paris Saint-Germaini.

Ish-bashkëlojtari i argjentinasit ka thënë se 34-vjeçari u largua nga Barcelona duke qarë dhe përjetoi një shok emocional para fillimit të aventurës së re në kryeqytetin francez.

Shtatë herë fituesi i "Topit të Artë" e befasoi botën e futbollit kur vendosi të largohet nga "Camp Nou" si lojtar i lirë dhe e vazhdoi karrierën në "Parc des Princes".
 
Mirëpo, Messi nuk është duke e treguar potencialin e tij në Ligue 1, teksa Henry (që ka luajtur me të gjatë viteve 2007-2010) ka shpjeguar arsyen pse po ndodh kjo dhe ka kërkuar durim.

“Duhet ta pyesni atë, nuk mund të flas në emër të tij. Por, kur flasim për Messin ose Neymarin, të cilët janë lojtarë të jashtëzakonshëm, shumë shpesh e harrojmë atë aspekt (mendor).

Kur Lionel qau për largimin nga Barcelona, nuk ishte pjesë e planit. Kur mendon se asnjëherë nuk do të largohesh nga një vend dhe përnjëherë largohesh, të shkakton shok emocional. Njerëzit thonë: ‘Ai është mirë, ka gjithçka që i nevojitet në Paris’, por nuk është aq e thjeshtë.

Kur u largova nga Arsenali për të shkuar te Barcelona, mu desh një vit që të ndihesha mirë. Shkova atje i lënduar, në një periudhë shkurorëzimi, më duhej të mësoja një sistem të ri, kur i bën të gjitha bashkë kjo ndikon në anën mendore të gjërave”, ka shpjeguar Henry për "L’Equipe" gjatë një bisede në lidhje me shëndetin mendor.

Messi nuk ka folur asnjëherë publikisht në lidhje me problemet eventuale në Paris, por legjenda e Arsenalit beson se sportistët duhet t’i rrëfejnë çështjet e tyre, në mënyrë që t’i tejkalojnë më lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco