Klinsman karikon Interin: Mund t’ia dalë ndaj Liverpoolit

Klinsman karikon Interin: Mund t’ia dalë ndaj Liverpoolit

09:43, 08/03/2022

Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi i Interit, komentoi ndeshjen e kthimit të zikaltërve kundër Liverpool-it në “Gazzetta dello Sport”: “Inter, frika është zhdukur në futboll. Liverpool është njerëzor. Lautaro dhe Dzeko, kjo është ndeshja juaj.

Është gjysma e rrugës për të dyja skuadrat. Më kujtohet suksesi në vitet ’90 me britanikët, tani mund të provojë edhe Inzaghi. Më pëlqen trajneri zikaltër. Nëse luan një lojë të shkëlqyer në ‘Anfield’, mundet që Interi t’ia dalë.

Barella? Është kaq jetik për Interin, sa më kujton Matthaeus. Çfarë goditjeje Gosens, por asgjë nuk krahasohet me Brehme”, theksoi Klinsman.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco