Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Rashford mendon largimin nga United, Rangnick kërkon një zëvendësues

Rashford mendon largimin nga United, Rangnick kërkon një zëvendësues

09:14, 08/03/2022

Marcus Rashford nuk po kalon një periudhë të mirë te Manchester United. Ai ka qenë vetëm 14 herë titullar këtë sezon, ka shënuar katër gola dhe nuk ka është prej një muaji pjesë e formacionit bazë.

Për të gjitha këto, futbollisti, një nga më të dashurit në Angli për aktet e tij solidare, por mendon të largohet nga Manchester United. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale gazetari i njohur italiane për çështjet e merkatos, Fabrizio Romano.

Rashford ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 me “Djajtë e Kuq”, por mund të largohet edhe më parë nga “Old Trafford”. Trajnerit gjerman, Ralf Rangnick, duket se po i shfaqen probleme serioze në këtë pjesë të fundit të sezonit, pasi Cavanit i skadon kontrata dhe nuk ka në plan të rinovojë dhe as Cristiano Ronaldo, i cili është i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe po mendon gjithashtu një të ardhme larg “Old Trafford”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco