Champions League/ Përcaktohen sonte 2 çerekfinalistët e parë

Champions League/ Përcaktohen sonte 2 çerekfinalistët e parë

09:14, 08/03/2022

Rikthehet Champions League, teksa mbrëmja e sotme do të rezervojë emocione të forta, në fazën e 1/8-ve.

Në orën 21:00, në stadiumin “Anfield”, Interi do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-2 për “The Reds”.

Zikaltrit e Simone Inzagit vijnë këtë duel pa liderin e tyre të mesfushës, Nicolo Barrela, i cili do të shlyejë takimin e dytë të skualifikimit, pas kartonit të kuq dhe gjestit të kryer ndaj Eder Militaos në ndeshjen ndaj Realit të Madridit në fazën e grupeve.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni i Mynihut do të sfidojë ekipin e Salzburgut në një ndeshje ku gjithçka është e hapur me duelin e parë ku përfundoi 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco