Real Madrid motivohet para ndeshjes me PSG-në, rikuperohet mesfushori gjerman

Real Madrid motivohet para ndeshjes me PSG-në, rikuperohet mesfushori gjerman

22:52, 07/03/2022

Real Madrid do të tentojë këtë herë të fitojë kundër PSG, pasi ndeshjen e parë në Paris e humbi në fund. Kylian Mbappe i ndëshkoi spanjollët..

Real Madrid është motivuar pas fitores së fundit në LaLiga kundër Real Sociedad dhe trajneri Carlo Ancelotti e tha hapur se nëse luajnë njëlloj mund të kalojnë në çerekfinalet e Champions League.

Së fundmi trajneri italian ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë, pasi është drejt rikuperimit të plotë mesfushori Toni Kroos.

Gjermani është stërvitur dhe për të do të merret nesër vendimi final. Nëse ia del, me gjasa do të jetë në stol të mërkurën në mbrëmje ndaj PSG.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco