Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Brdaric: Barazimi ishte në rregull, duhet të përmirësohemi në sulm

Brdaric: Barazimi ishte në rregull, duhet të përmirësohemi në sulm

19:35, 07/03/2022

Shkodranët e Thomas Brdaric vazhdojnë të ndajnë vendin e 3-të me verilindorët me nga 39-pikë.

Trajneri, Thomas Brdaric, u shfaq i kënaqur me pikën, ndërsa qan mungesat, ku sipas tij u ndjenë. “Mendoj se barazim ishte në rregull. Luajtëm ndaj një ekip që po lufton për Kupat e Europës. Nuk duhet të harrojmë që kishim për të zëvendësuar disa lojtarë, kështu që jam i kënaqur me pikën që morëm.

Mendoj se ishte ndeshje ‘ok’, por në ‘Loro Boriçi’ i fusim nën presion kundërshtarët. Nuk mendoj se duhet të flasim për ata që munguan.

Dhamë disa pasime të gabuara, e humbëm topin me shumë lehtësi, duhet të jemi më shumë të përqendruar në fushë.

Mbrojtja? Jam shumë i kënaqur, nuk i dhamë shumë mundësi shënimi Kukësin. Duhet të përmirësohemi në sulm“, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco