Gravina: Superliga është zgjidhja më e keqe, futbolli ka nevojë për projekte të reja

Gravina: Superliga është zgjidhja më e keqe, futbolli ka nevojë për projekte të reja

18:41, 07/03/2022

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina është kundër krijimit të Superligës, duke e quajtur si zgjidhja më e keqe e mundshme.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se duhet të gjejmë mënyra të tjera për të zgjidhur problemet që futbolli po kalon, dhe se Superliga është zgjidhja më e keqe.

Problemi i vërtetë i futbollit nuk është mungesa e burimeve financiare, por mënyra se si ato të ardhura përdoren.

Ne duhet të shkojmë përtej një formati të vjetruar, të përmirësojmë markën, dhe të kërkojmë realizimin projekteve të reja.

Rruga e shkurtër do të thotë dështim për futbollin, sepse kostot e menaxhimit duhen vënë nën kontroll, u shpreh Gravina.

Gravina tha se është duke punuar për reformimin e kompeticioneve aktuale të futbollit, në mënyrë që të punojnë sa me parë për projektet e reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco