Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Rrezikojnë burgun/ Presidenti i PSG-së dhe ish-numri 2 i FIFA-s në ankth për vendimin e Apelit

Rrezikojnë burgun/ Presidenti i PSG-së dhe ish-numri 2 i FIFA-s në ankth për vendimin e Apelit

13:42, 07/03/2022

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, duhet të paraqitet në Apel, bashkë me ish-numrin 2 të FIFA-s, Jerome Valcke, për ndërhyrjet në të drejtat televizive midis organit më të lartë të futbollit dhe rrjetit beIN që drejton Al-Khelaifi.

Të dy janë shpallur të pafajshëm në dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit në Zvicër.

Procesi po zhvillohet në Dhomën e Apelit të Gjykatës Federale Penale të Bellinzonës dhe është planifikuar të përfundojë të enjten.

Të dy janë akuzuar për prishje të konkurrencës dhe mund të dënohen me pesë vjet burg.

Prokuroria kishte kërkuar 28 muaj burg në shkallë të parë për Al-Khelaifin dhe tre vjet ndaj Vackles.

Madje në gjyqin civil, magjistratët e cilësuan si “ryshfet” blerjen e vilës nga ish-drejtuesi i FIFA-s pas negociatave me beIN.

Por, në çështjet penale, gjykata nuk mund të japë dënimin për “korrupsion”, pasi FIFA tërhoqi akuzën në janar 2020 pas një marrëveshjeje me Al-Khelaifin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco