Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ibra spektator në derbin e Milanit, sulmuesi suedez nuk rikuperohet në kohë

Ibra spektator në derbin e Milanit, sulmuesi suedez nuk rikuperohet në kohë

13:03, 04/02/2022

Zlatan Ibrahimovic do të humbasë derbin e Milanos ende pa u bërë publike lista e thirrurve nga trajneri Stefano Pioli.

Sipas mediave italiane, edhe ato pak mundësi për ta nisur nga pankina, ndoshta në minutat e fundit nëse do të kërkohej ndihma e tij, janë shuar. Gjiganti suedez do të jetë në San Siro vetëm si spektator pasi inflamacioni në tendinën e akilit jo vetëm që nuk është shëruar por nuk ka bërë as progresin e duhur madje.

Duket si një “Deja Vu” e sulmuesit 40 vjeçar që dëmtohet prej 3 sezonesh në të njëjtën gjymtyrë, në të dyja këmbët. Në këtë pikë Ibrahimovic projektohet jashtë, edhe nga Kupa e Italisë, ndërsa Milan do të sfidojë Lazion në çerekfinale.

Javët kalojnë, sezonit po i afrohet faza finale ndërkohë që infermieria e “djallit” mbetet e tejmbushur. Me dyshimet edhe mbi Ante Rebic, sulmi i Milan tani mbetet në dorën e Olivier Giroud.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco