Klopp i lumtur me përforcimin e Liverpoolit: Ai është e tashmja dhe e ardhmja, një lojtar fenomenal

Klopp i lumtur me përforcimin e Liverpoolit: Ai është e tashmja dhe e ardhmja, një lojtar fenomenal

12:57, 04/02/2022

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp është i lumtur me faktin se skuadra e tij do të jetë më e fortë pas transferimit të Luis Diaz, i cili mbërriti në Anfield nga Porto.

Transferimi i Diaz i ka kushtuar Liverpoolit në total 45 milionë euro me 15 milionë të tjera që do të jepen në formën e bonuseve.

“Ne morëm një lojtar fenomenal dhe aftësitë e tij do të na ndihmojnë shumë për të luftuar në të gjitha frontet. Ai ende nuk është stërvitur me ekipin, as nuk kemi biseduar, por i njoh shumë mirë cilësitë e tij dhe çfarë mund të jap në fushë. Sigurisht që do të jemi të duruar me të dhe të jetë i sigurt se nuk do të ketë asnjë presion, është një lojtar që është e tashmja, por edhe e ardhmja e Liverpool-it”, tha Klopp.

Klopp më pas foli edhe për lojtarin e Fulaham, Fabio Carvalho, teksa u shpreh se beson se do t'i bashkohet “të kuqve” në merkaton e verës.

"Mund t'ju them pak për këtë temë dhe e vërteta është se ai është një talent i madh dhe një lojtar me potencial të madh. Besoj se  do t’i bashkohet klubit tonë gjatë verës", tha Klopp.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco