Festë në Superiore, Partizani feston 76 vjetorin e krijimit

Festë në Superiore, Partizani feston 76 vjetorin e krijimit

12:10, 04/02/2022

Partizani është në festë, pasi “të kuqtë” festojnë 76 vjetorin e tyre. Të themeluar më 4 shkurt të vitit 1946, Partizani është kthyer në simbol dhe një nga pikat më të forta të Shqipërisë.

Edhe pse të themeluar më vitin 1946, Partizani ka konkurruar zyrtarisht një vit më vonë, më 1947. Që prej asaj kohe, historia e klubit flet vetë, së bashku me legjendat që kanë dalë ndër breza, si dhe me trofetë e shumtë të fituar.

Në total, Partizani është shpallur kampion i Superligës 16 herë, i fundit në vitin 2019 në drejtim të Skënder Gegës. Gjithashtu ata kanë fituar edhe 15 Kupa të Shqipërisë dhe Kategorinë e Dytë.

Gjithashtu, Partizani mbetet ende e vetmja skuadër shqiptare që ka fituar një trofe ndërkombëtar. Në vitin 1970 ata fituan Kupën Ballkanike ku mposhtën në finale skuadrën bullgare, Beroe Stara Zagora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco