'UEFA e do politikën jashtë futbollit në Shqipëri'/ Mediat e huaja, jehonë ardhjes së Ceferin në Tiranë

'UEFA e do politikën jashtë futbollit në Shqipëri'/ Mediat e huaja, jehonë ardhjes së Ceferin në Tiranë

08:24, 04/02/2022

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, mbërriti ditën e djeshme në Tiranë për të vendosur pikat mbi “i” pas situatave të kohëve të fundit. Politika “futi duart” në garën për kreun e FSHF-së (2 mars), diçka kundër parimeve dhe pavarësisë së UEFA-s.

Ndërkohë pas ardhjes së Ceferin është marrë garancia nga kryeministri Rama se politika do të tërhiqet, ndërsa për zgjedhjet e ardhshme UEFA ka angazhuar dy zyrtarë të lartë për të monituar situatën orë pas ore në çdo qytet të Shqipërisë, për të mos patur probleme si të deritanishmet.

Kjo ardhje e Ceferin ka marrë vëmendje edhe të mediave të huaja. “Associated Press”, “Washington Post”, “Tsn”, “AP” e kanë hapur raportimin e lajmit të tyre me të njëjtin titull: “UEFA e do politikën jashtë futbollit në Shqipëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco