Zyrtare/ Goditje 'big' në merkato, Teuta firmos me ish-mesfushorin e Shqipërisë

Zyrtare/ Goditje 'big' në merkato, Teuta firmos me ish-mesfushorin e Shqipërisë

12:31, 29/01/2022

Tashmë është zyrtare. Jahmir Hyka është lojtari më i ri i Teutës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i uroi mirëseardhjen mesfushorit 33 vjeçar.

Hyka i bashkohet Teutës si lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës së tij në Kinë me ekipin e Guizhusë, e cila militon në Ligën e Dytë.

Më parë ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka qenë aktivizuar me fanellat e Dinamos, Tiranës, Rozenborgut, Olimpiakosit, Maincit, Panioniosit, Luzernës, San Hozesë, Makabi Netanjas, Nes Zionas.

NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS –

“Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.

 

Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu. #MirëseNaErdheJahmirHyka#forcateuta”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco