VIDEO/ Mourinhos i bëjnë surprizë për ditëlindjen, atmosferë e mrekullueshme në kampin romak

VIDEO/ Mourinhos i bëjnë surprizë për ditëlindjen, atmosferë e mrekullueshme në kampin romak

17:00, 27/01/2022

Eksperti i njohur portugez Jose Mourinho festoi dje 59-vjetorin e lindjes dhe me kwtë rast Roma e tij organizoi një festë të veçantë ku atmosfera ishte e mrekullueshme.

Mourinho mund të mos jetë i lumturi me skuadrën që ka, por atmosfera është sigurisht diçka që e kënaq në kampin verdhekuq. Kjo mund të shihet nga festimi i ditëlindjes.

Eksperti portugez ka festuar dje ditëlindjen e tij të 59-të, prandaj klubi, përfshirë edhe futbollistët, i kanë bërë një festë me disa surpriza.

Përveç tortës, Mourinhos iu dhuruan edhe dy shampanja të shtrenjta. Mirëpo, kulmi i atmosferës së mrekullueshme është prodhuar nga vetw trajneri portugez.

Pasi preu tortën, ai mori me duar pjesën e parë dhe ia dha kapitenit Lorenzo Pellegrini. Lëvizja shkaktoi një shpërthim entuziazmi nga lojtarët dhe stafi profesional i Romës që buzëqeshnin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco