Arapi: Rezultati na kënaq, Kupa si varkë shpëtimi

Arapi: Rezultati na kënaq, Kupa si varkë shpëtimi

16:47, 27/01/2022

Renato Arapi e filloi me fitore aventurën e dytë si trajner i Teutës. Ekipi bregdetar triumfoi 0-1 në Korçë përballë Skënderbeut (Hebaj), sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Arapi foli për “Gol pas Goli” rreth ndeshjes dhe situatës së Teutës.

“Varka e shpëtimit për momentin është Kupa, por duhet të përmirësohemi edhe në kampionat. Sigurisht që na kënaq rezultati, rikthen besimin tek ekipi. Terreni nuk na lejonte të luanim shumë futboll, e bazuam lojën te topat e gjatë dhe goditjet standarte. Ekipi ishte i ngjeshur.

I vendosëm të dy Vilat afër qendërmbrojtëve të Korçës, që të kishin afër Hebajn dhe të bënim presion te pesë mbrojtësit e tyre. E bëmë shumë mirë, të vazhdojmë kështu përpara.

Fusha në këto kushte edhe në kampionat? Shpresoj të jetë pastruar deri të hënën, që të bëjmë një futboll më të mirë të dy ekipet. Kam besimin që do të bëjmë mirë edhe në kampionat. Na ka munguar loja në grup në fazën e mbrojtjes, do punojmë ta rregullojmë”, përfundoi trajneri i kampionëve në fuqi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco