Antonio Cassano krijon llogari zyrtare në Instagram, reagimi i De Rossit është fantastik

Antonio Cassano krijon llogari zyrtare në Instagram, reagimi i De Rossit është fantastik

12:12, 26/01/2022

Ish-ylli i Italisë, Antonio Cassano ka hapur llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke shkaktuar reagimin e shumë yjeve aktualë dhe të dikurshëm të Serisë A, përfshirë Daniele De Rossi, i cili beson se Fantantonio “do të arrestohet”.

Cassano hapi llogarinë e tij zyrtare në Instagram dje, duke tërhequr më shumë se 200,000 ndjekës në më pak se 24 orë.

Shumë prej miqve të tij, ish-shokët e skuadrës, përfshirë Gigi Buffon, Lorenzo Insigne, Demetrio Albertini dhe Ciro Ferrara, i kanë dërguar mesazhe përmes historive në Instagram, por një nga reagimet më të mira me siguri e ka ofruar ish-ylli i Romës, Daniele De Rossi.

Legjenda e Giallorossit dhe e Italisë etiketoi gruan e Cassano-s, Carolina Marcialis, duke sugjeruar me shaka që të fillonte kërkimin për avokatë tashmë.

“Thirrni 12 ose 13, sa të mundni, sepse ky gomar do të arrestohet në më pak se një javë në Instagram.”

Cassano dhe De Rossi kaluan katër vjet e gjysmë te Roma. Sulmuesi u largua nga Stadio Olimpico në janar 2006 duke iu bashkuar Real Madridit.

De Rossi e kaloi të gjithë karrierën e tij në kryeqytet, përveç pesë ndeshjeve në Boca Juniors në 2019-2020.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco