Sheikët e Newcastle ‘hapin thesin’ për Armando Brojën, ofrojnë shifrën e lartë

Sheikët e Newcastle ‘hapin thesin’ për Armando Brojën, ofrojnë shifrën e lartë

12:15, 26/01/2022

Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa me paraqitjet dhe golat e tij ka mahnitur të gjithë Premier Ligën me fanellën e Southampton.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier Ligës, ku vetë Southamptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën.

Në drejtim të Chelseat ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, e cila vjen nga sheikët e Newcastle, që kanë hapur “thesin” duke ofruar plot 40 milionë euro.

Image

Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë.

Aktualisht Armando Broja në këtë sezon me fanellën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në Premier Ligë në 18 ndeshje ku ka mundur të realizojë 5 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco