Real Madridi i kthen përgjigje Arsenalit për sulmuesin serb

Real Madridi i kthen përgjigje Arsenalit për sulmuesin serb

09:18, 26/01/2022

Real Madridi nuk është i gatshëm ta shesë sulmuesin serb Luka Jovic, i cili kërkohet nga Arsenali.

Lëndimi i sulmuesit kryesor Karim Benzema ka bërë që Real Madridi ta heqë nga tregu Luka Jovicin.

Duke qenë se Benzema e pësoi lëndimin e dytë brenda pak javësh, Madridi nuk dëshiron të mbetet vetëm me Mariano Diazin në sulm.

Jovic madje është më i pëlqyer se Mariano në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, por edhe këtë sezon 24-vjeçari ka dështuar t’i bëjë konkurrencë të mjaftueshme francezit për një vend në formacionin e parë.

Ai e ka shënuar vetëm një gol dhe i ka dhënë dy asiste në 15 paraqitje deri tani këtë sezon.

Arsenali ka shprehur interesim të madh për përfaqësuesin e Serbisë, pasi është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar të dëbuarit nga klubit Pierre-Emerick Aubameyang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco