Pësoi tërheqje muskulore, përcaktohet sa do të mungojë Erling Haaland

Pësoi tërheqje muskulore, përcaktohet sa do të mungojë Erling Haaland

10:41, 26/01/2022

Borusia e Dortmundit mund të humbasë për një periudhë të gjatë shërbimet e sulmuesit të saj kryesor.

Erling Haaland doli nga fusha e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Hofenheimit.

Një ditë pas, lojtari u shfaq në klinikën e klubit me një letër në dorë.

Vetëm dje u bë me dije diagnoza e vërtetë e tij. Në fillim u mendua për një problem muskulor, por që në orët në vazhdim u kthye në një tërheqje muskulore.

Kjo do të bënte që norvegjezi të mungojë të paktën një muaj, duke humbur duele të rëndësishme në kampionat.

Borusia kishte nisur sulmin ndaj Bajernit për të qenë sa më pranë në tabelë dhe kjo falë Haalandit që nuk mungonte në shënimin e golave.

Tani duket se gjithçka do të bëhet më e vështirë për verdhezinjtë që duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre kryesor, i cili dëmtohet për të dytën herë gjatë këtij sezoni.

Kujtojmë që ai mungoi edhe në periudhën tetor-dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco