Kina zbut rregulloret e testimit për COVID-19 para Lojërave Olimpike në Pekin

Kina zbut rregulloret e testimit për COVID-19 para Lojërave Olimpike në Pekin

09:07, 26/01/2022

Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022” kanë zbuluar kërkesat e testimeve për COVID-19 për pjesëmarrësit, pas rritjes së numrit të rasteve në kryeqendër, raporton BBC.

Ndryshimet e bëjnë më të lehtë për pjesëmarrësit që vijnë në Lojërat Olimpike që konsiderohen si të lira nga virusi.

Nga më tepër se 3000 persona që erdhën për Lojërat Olimpike, 106 janë testuar pozitivë me koronavirus që nga 4 janari.

Jashtë premisave të turneut, banorët në Pekin po përballen me kufizime më të rënda dhe me mbyllje të reja.

Rreth dy milionë banorëve në qarkun Fengtai në Pekin, u është thënë se duhet të testohen, pas raportimit të disa rasteve në nivel lokal.

Autoritetet kineze po synojnë të ndalin gjitha përhapjet e virusit para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin më 4 shkurt.

Mirëpo, po pritet të paraqiten më tepër raste. Mjeku Brian McCloskey, që është në krye të panelit të ekspertëve mjekësor për “Pekin 2022”, në konferencë për media tha se organizatorët po synojnë zero përhapje e zero raste.

Mirëpo, ka thënë se sfida mbetet te organizatorët që të zbulojnë e izolojnë rastet.

Mirëpo, duke u përballur me realitetin, organizatorët e Lojërave të martën prezantuan një zbutje të rregullave të testimit.

Po ashtu edhe kontaktet e afërta do të kenë më pak izolim, nga 14 ditë sa ka qenë deri tash në 7 ditë.

Ata që dalin pozitivë me COVID në Lojërat Olimpike do të mund të marrin pjesë pasi të dalin negativë në dy teste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco