Manchesteri e huazon për 6 muaj, Anthony Martial prezantohet te klubi spanjoll

Manchesteri e huazon për 6 muaj, Anthony Martial prezantohet te klubi spanjoll

09:43, 26/01/2022

Sevilla ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmues francez, Anthony Martial, i cili do të luajë për gjashtë muaj në “Sanchez Pizjuan” në formë huazimi nga Manchester United.

Futbollisti kaloi pasditen e së martës testet mjekësore dhe orët e vona të mbrëmjes nënshkroi kontratën me drejtuesit e skuadrës andaluziane.

Sevilla thjesht do të paguajë një pjesë të pagës së tij, pas shpenzuar qoftë një qindarkë për huazimin e tij.

Martial i bashkohet Sevillas me synimin për të luajtur titullar dhe të tregojë se mund të jetë ndër ata që do të grumbullohen nga trajneri i Francës, Deschamps, për Botërorin “Katar 2022”.

Lopetegui ta përdorë atë si sulmues te avancuar në skemën e tij ose duke e pozicionuar nga krahët, veçanërisht në të majtë, ku është vendi i preferuar u tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco