Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Presidenti i Federatës së Kosovës: Sulmi me tritol ndaj Dukës, ngjarje e rëndë për Shqipërinë si shtet

Presidenti i Federatës së Kosovës: Sulmi me tritol ndaj Dukës, ngjarje e rëndë për Shqipërinë si shtet

09:56, 25/01/2022

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka mbetur i tronditur nga sulmi me tritol ndaj shefit të futbollit shqiptar, Armand Duka, duke e quajtur atë si kriminal dhe të shëmtuar.

Shtëpia e Dukës u sulmua me tritol të hënën vonë. Ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në portën e shtëpisë së tij në Durrës.

Sulmi ndaj tij vjen në prag të zgjedhjeve në Federatën e Futbollit në Shqipëri, në të cilat Duka synon një mandat të gjashtë radhazi.

Ademi, homologu i tij nga Kosova, e ka quajtur ngjarje të rëndë për futbollin shqiptar sulmin ndaj Dukës.

“I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës”, shkroi Ademi në Facebook.

Ai shtoi: “Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco