VIDEO/Rëndohet bilanci i viktimave në Kupën e Afrikës

VIDEO/Rëndohet bilanci i viktimave në Kupën e Afrikës

08:29, 25/01/2022

Të paktën tetë persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një përplasje jashtë një ndeshjeje të Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun.

Pamjet në video tregojnë tifozët e futbollit duke luftuar për të hyrë në stadiumin Paul Biya në një lagje të kryeqytetit Yaounde.

Një fëmijë është në mesin e të vdekurve, sipas një raporti të ministrisë së shëndetësisë të marrë nga agjencia e lajmeve AFP.

Një raport tjetër tha se një numër fëmijësh kishin humbur vetëdijen.

Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000, por për shkak të kufizimeve të Covid nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur.

Zyrtarët e ndeshjes janë shprehur se rreth 50,000 njerëz po përpiqeshin të merrnin pjesë.

Konfederata e Futbollit Afrikan, CAF tha në një deklaratë se "aktualisht po heton situatën dhe po përpiqet të marrë më shumë detaje mbi atë që ka ndodhur".

 

Ndeshja e 16-të e fundit mes Kamerunit dhe Komoros u zhvillua pavarësisht incidentit dhe përfundoi me fitoren 2-1 të mikpritësve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco