Simeone sytë nga Italia: Jam pjekur në Itali dhe do të doja të kthehesha atje...

Simeone sytë nga Italia: Jam pjekur në Itali dhe do të doja të kthehesha atje...

22:30, 24/01/2022

Duke folur në prezantimin e serialit për karrierën e tij “Simeone – Vivir partido a partido”, ish-lojtari i Interit dhe Lazios, Diego Pablo Simeone zbuloi edhe ëndrrën e tij të madhe për t’u rikthyer të trajnojë në Itali.

Aktualisht trajneri i Atletico Madridid, sigurisht dhe një nga më të mirët në treg, “Cholo” tha se e vlerëson shumë Serie A dhe se dëshiron që një ditë të rikthehet të trajnoj një klub në Itali.

“Kam një kujtim të mrekullueshëm nga futbolli italian. Kam mësuar shumë si lojtar por edhe si burrë. Jam pjekur në Itali dhe do të doja të kthehesha atje në të ardhmen si trajner. Ka ekipe të mëdha në Serie A dhe ka një nivel të mirë.

Sot jam mirë aty ku jam, por gjithçka përfundon në jetë dhe në futboll. Herët a vonë do të më duhet të largohem edhe nga Atletico Madrid…”, përfundoi Simeone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco