Xhixha vendos derbin, Tirana fiton ndaj Dinamos dhe ruan distancën nga rivalët

Xhixha vendos derbin, Tirana fiton ndaj Dinamos dhe ruan distancën nga rivalët

21:55, 24/01/2022

Dinamo dhe Tirana mbyllin me derbin e kryeqytetit javën e 17 të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat luftuan për tre pikët për të konsoliduar pozitat e tyre në klasifikimin e kampionatit.

Tirana fitoi një tjetër derbi të kryeqytetit, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Dinamon në ”Air Albania”.

Ekipi I Shehit ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, pasi vazhdon të ruajë distancën prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt në klasifikim.

Bardheblutë i janë falur një goli të Redon Xhixhës në pjesën e dytë, ndërkohë që i ishin afruar më parë golit me Hoxhallarin.

Mbrojtësi u ndal nga shtylla pingule pas një gjuajtje nga një goditje dënimi. Në fund Dinamo rrezikoi me brazilianin Dennison, që nuk e gjeti dot kuadratin.

Dinamo kështu rikthehet te humbjet, pas fitores së arritur javën e shkuar me Kukësin që po kërkon titullin kampion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco