Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shevchenko arrin akordin me Poloninë, do ta drejtojë kundër Rusisë në ‘Play-Off’

Shevchenko arrin akordin me Poloninë, do ta drejtojë kundër Rusisë në ‘Play-Off’

10:45, 24/01/2022

Andriy Shevchenko është përzgjedhur trajneri i ri i Polonisë, që do të jetë kombëtarja e dytë që do të drejtojë pas Ukrainës së tij (2016-2021).

Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit drejtoi Genoan në një periudhë të shkurtër.

Sheva mori drejtimin e skuadrës italiane më 7 nëntor, por u shkarkua më 15 janar për mungesë të rezultateve pozitive duke e drejtuar Genoan në vetëm 11 ndeshje.

45-vjeçari nga Kievi ka arritur akordin me drejtuesit e Federatës Polake të Futbollit dhe do të jetë ai zëvendësuesi i portugezit Paulo Sousa (mori drejtimin e brazilianëve të Flamengos) në pankinë.

Polonia mbylli eliminatoret e Botërorit Katar 2022 në vend të dytë në Grupin I – një pozicion sipër kombëtares shqiptare – duke siguruar një biletë në finalet e “play-off”.

Në mars do të zhvillohet takimi përballë Rusisë dhe më pas me fituesin e çiftit Suedi-Republika Çeke.

Shevës i duhet të zgjidhë kontratën me Genoan për t’u bërë zyrtarisht trajneri i ri i Polonisë.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2004, firmosi një kontratë deri në 2024 me klubin më të vjetër italian, teksa rroga e tij sezonale u përcaktua 2.5 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco