Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Allegri: Barazimi me Milanin, rezultat pozitiv

Allegri: Barazimi me Milanin, rezultat pozitiv

10:26, 24/01/2022

Asnjë goditje në kuadrat për herë të parë në tri vitet e fundit nga ana e Juventusit, i cili barazoi pa gola mbrëmjen e djeshme në “San Siro” me Milanin.

Statistika në fjalë nuk e shqetëson Masimiliano Allegrin, i cili vijon të ketë besim te një renditje më e mirë për skuadrën e tij gjatë sezonit.

“Le t’i hedhim hapat me radhë. Ishte një ndeshje e bukur dhe ne vinim nga një periudhë me shumë ndeshje direkte. Duhet ta mbyllnim janarin me një rezultat të mirë dhe besoj se ky barazim ishte i tillë pasi me një humbje do të largoheshim shumë. Pastaj është normale që në 25 metrat e fundit nevojitet qetësia. Mund të ishim më të saktë, por terreni na penalizoi si ne ashtu edhe Milanin”, deklaroi Allegri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco