Sergio Ramos shënoi golin e parë me PSG-në mbrëmjen e djeshme.
Ekipi i Mauricio Pochettinos fitoi 4-0 në “Parc des Princes” kundër Reims dhe ish-kapiteni i Real Madridit realizoi golin e dytë të ekipit të tij pas një insistimi në zonën kundërshtare.
35-vjeçari foli pas ndeshjes për mikrofonat e “Prime Video”.
Sergio Ramos shpreson të shënojë sa më shumë gola, teksa thekson se po e merr veten dhe nga dita në ditë po përshtatet gjithnjë e më mirë në kryeqytetin francez dhe tek ekipi i ri.
Jam i lumtur për golin tim të parë me PSG-në, shpresoj të shënoj edhe shumë gola të tjerë. Kam tre javë që stërvitem me grupin. E rëndësishme është të kap ritmin e shokëve, të vazhdoj të përmirësohem fizikisht dhe të vendos në fushë versionin më të mirë të vetes. Përshtatja ime këtu ka qenë e vështirë në fillim. Kam jetuar shumë vite në Madrid, por tani ndihem më mirë në Paris”, tha Ramos.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: