Bayern i përgjigjet Dortmund, fiton lehtësisht ndaj Herthas në Berlin

Bayern i përgjigjet Dortmund, fiton lehtësisht ndaj Herthas në Berlin

20:46, 23/01/2022

Bayernit fitoi lehtësisht 4-1 nda Herthas në Berlin 4-1 në ndeshjen e javës së 20-të të Bundesligës gjermane.

Bayern kaloi në epërsi në minutën e 25-të kur Coman asistoi Tolissou për 1-0 dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Muller dyfishoi avantazhin e bavarezëve.

Sane rriti epërsinë në 3-0 në minutën e 75-të dhe Gnabry shënoi 4-0 katër minuta më vonë. Golin e nderit për Herthan e shënoi Enkelkamp në minutën e 81-të.

Fitorja e Bayernit mund të ishte më bindëse, por golat e Tolisos në të 2-tin dhe Sane-s në të 89-ën  u anuluan pas ndërhyrjes së VAR për pozicion jashtë loje dhe prekje e topit me dorë.

Me këtë fitore, Bayern është përsëri  tri pikë para Borussias me një ndeshje më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco